Pas përfundimit të mandatit për të cilin janë emëruar ushtrues detyre Drejtorët e NP “Ujësjellësi dhe knalizimi”, QKR dhe Kopshti Zoologjik, qyteti i Shkupit emëruan drejtorë të rinj me përvojë të konsiderueshme pune dhe menaxheriale, transmeton Portalb.mk.
Drejtor i ri i NP “Ujsjellësi dhe kanalizimi” është emëruar Dragan Ilievski, inxhinier mekanik me më shumë se 20 vite përvojë pune. Drejtori paraprak, Marjanço Mitovski, i cili nga radhët e të punësuarve u emërua në këtë pozitë, vazhdon angazhimin e tij si drejtor sektorial i ndërmarrjes.
Drejtor i ri i kopshtit zoologjik është Zoran Popov, i cili vjen nga radhët e punonjësve. Popov është një ekonomist me 20 vjet përvojë pune.
Qendra Kulturore Rinore do të ketë drejtor të ri pas vlerësimit të CV-ve për këtë pozitë.
Kosana Mazneva është emëruar me mandat të ri dhe vazhdon të mbajë postin e drejtorit të ndërmarrjes publike Higjiena Komunale.