LajmeMaqedoni

Policja e Maqedonisë së Veriut rrezikon largimin nga puna, dyshohet se ka pranuar ryshfet

Departamenti për Kontroll të Brendshëm pranë MPB-së ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori kundër polices S.A., që punonte në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, për shkak se siç thonë nga MPB, e njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”, përcjell TV21. Nga MPB thonë se kundër S.A. është nisur procedura për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, si dhe largimin nga vendi i punës.

“E raportuara me datë 21.12.2022 rreth orës 12, ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet (para) për të mos kryer një veprim zyrtar që ishte e detyruar ta kryente, pra të mos regjistronte të dëmtuarit (një shtetase greke dhe pasagjerin e saj) në sistemin e kontrollit të pasagjerëve dhe automjeteve, për daljen nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Greqisë”, njofton MPB.

Show More

Related Articles

Back to top button