LajmeRajon

Vërshime në Bosnje e Serbi

Për shkak të reshjeve të dendura, në afërsi të Gackës, lumi Deropa ka dalë nga shtrati duke vërshuar disa shtëpi, ndërsa banorët janë evakuuar. Shërbimi i zjarrfikësve gjatë natës ka qëndruar në gjendje gatishmërie në zonën e Gackës.

Shërbimi i zjarrfikësve gjatë natës ka qëndruar në gjendje gatishmërie në zonën e Gackës.Dalja nga shtrati e lumit Deropa në zonën e fshatit Fojnicë, në jug të Bosnjë e Hercegovinës.

Uji ka përmbytur edhe rrugët lokale.

Për shkak të daljes nga shtrati të lumit Zalomka dhe përmbytjeve, në rrugën kryesore Gackë-Nevesinje në vendbanimet Rilja dhe Fojnica është ndërprerë plotësisht qarkullimi për të gjitha kategoritë e automjeteve.
Familjet që i kanë shtëpitë pranë lumit janë veçanërisht të rrezikuara. Banorët nga këto shtëpi janë evakuuar.

Reshjet e shiut, aktualisht, janë ndalur por meteorologët parashikojnë reshje dhe erëra të forta në këtë zonë mbrëmjen e së mërkurës, më 18 janar. Edhe në Serbi lumenjtë kanë dalë nga shtretërit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Srbijavode”, Goran Puzoviq, tha më 18 janar se lumi Grabovica ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në Sjenicë dhe në Serbinë perëndimore, duke përmbytur rreth 40 shtëpi.

Niveli i ujit në liqenin e Potpeqit, afër Prijepoljes, është rritur për 70 centimetra që nga mesnata. /REL

Show More

Related Articles

Back to top button