LajmeMaqedoni

Zendeli: Hyrja e ASH-së mund t’i jep 2-3 muaj jetë Qeverisë

Deputeti I Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli në një prononcim për mediat duke komentuar hyrjen e ASH-së në Qeveri, sic percjell KlanM, thotë se vendi gjendet në krizë të thellë politike dhe institucionale kurse hyrja e ASH-së në koalicionin qeverisës, nuk do t`I jepte jetë qeverisë më shumë se 2-3 muaj pasi sipas tij, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të domosdoshme.

“Ajo që vërrehet në opinionin publik dhe që ne mund ta shohim në Kuvend është përpjekja e vazhdueshme, vecanërisht e BDI-së që të krijojë në shumicë të re brenda Kuvendit. Në njëfarë mënyre BDI dëshiron “të kapet për kashte” sic thotë populli. Sa e vërej nuk është ndonjë angazhim serioz I LSDM-së se sa I BDI-së që të krijojë nëj shumicë të re parlamentare me futjen e ASH-së dhe në njëfarë mënyre mendojnë se mund ta shtyejnë qeverisjen e tyre edhe mëtej. Vlerësimi im është se kriza politike dhe institucionale është shumë e thellë. Nuk ka rrugëdalje institucionale ose politike brenda këtij mandati parlamentar, realisht vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Hyrja e ASH-së në Qeveri mund t`I jep jetë qeverisë vetëm 2-3 muaj dhe jo më shumë” – ka deklaruar Deputeti I Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button