LajmeMaqedoni

Osmani keqpërdor makinat zyrtare të MPJ-së, Antikorrupsioni: Keqpërdorimi, pa kontroll

Qeveria duhet të kërkojë përgjegjësi nga Ministri i Jashtëm Bujar Osmani për përdorimin e automjeteve zyrtare për aktivitetet partiake. Katica Nikollovska nga Anti Korrupsioni deklaron se nga dokumentet e marra nga Revizioni i brendshëm në MPJ konstatohet se gjatë periudhës zgjedhore, MPJ ka pasur 15 automjete të saja dhe dy i ka marrë nga Agjencia e Zbulimit. Por për këto automjete ministria nuk mban asnjë evidencë për përdorimin e tyre pasi nuk ka pasur person të angazhuar i cili duhej të kujdeset për automjetet, mënyrën për përdorimin e tyre, gjendjen teknike dhe higjienën. Por se nuk mund të vërtetohet shpenzimi mesatar i një automjeti, se për cilat automjete sa lëndë djegëse është mbushur dhe harxhuar gjatë periudhës së kontrolluar. Mungojnë edhe evidenca të rregullt për kilometrat e kaluar të automjeteve si dhe leje për udhëtim me ta.

Gjendjet e këtilla shërbimi për revizion të brendshëm pranë ministrisë i ka vlerësuar me rrezik të lart ligjor, respektivisht me rrezik të mos respektimit të akteve ligjore dhe nënligjore, respektivisht rrezik nga mosrespektimi i rregullativës ligjore në periudhën e kontrolluar, me rrezik të lartë financiar si dhe me rrezik të shpenzimit pa dedikuar të mjeteve buxhetore dhe me rrezik të lartë personal, respektivisht sjellje joetike dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Për tejkalimin e këtyre shërbimi për revizion të brendshëm ka dhënë katër reskomandime ndaj personave udhëheqës të ministrisë”, tha Katica Nikollovska, Anti korrupsioni.
Automjetet zyrtare i kanë drejtuar persona nga kabineti i ministrit, zv/ministrit, sekretari shtetëror dhe drejtori i drejtorisë për punë organizative. Kryetarja e Anti Korrupsionit, Biljana Ivanovska thotë se edhe më tragjik është fakti që Ministri Bujar Osmani gjatë zgjedhjeve në orar të punës ka udhëtuar dhe ka mbajtur aktivitete partiake.

“Ajo që shikohet në xhirim, do e komentoja, Ministri i Punëve të Jashtme jo që e përdor automjetin për aktivitete partiake, por edhe nga shtabi i partisë së tij jep deklaratë për punë shtetërore, që aspak nuk është në pajtueshmëri me kodeksin etike për anëtarët e qeverisë, sepse atje thuhet se derisa është në orar të punës, çdo bartës i funksioni publik, duhet ta kryej funksionin e tij, ndërsa aktivitetet zgjehdore duhet të kryhen pas përfundimit të orarit të punës. Që do të thotë se ky jo vetëm aë e ka përdorur automjetin për të shkuar kudo që duhet, ai nga shtabi zgjedhor i partisë së tij jep deklaratë lidhur me funksionimin e shtetit”, tha Biljana Ivanovska, Kryetare Anti Korrupsion.

Nga Anti Korrupsioni thonë se përdorimi i veturave zyrtare gjatë zgjedhjeve është vërejtur edhe tek Ministri i Mjedisit jetësor. Megjithatë thonë se dokumentet tregojnë që për dallim nga Ministria e Punëve të Jashtme, ministria e Mjedisit jetësor i ka miratuar të gjitha aktet për përdorimin e automjeteve zyrtare. Nga anti korrupsioni do të kërkojnë nga zv/kryeministrja për Krijimin e politikave të mira, Sllavica Gërkovska, të ngre iniciativë për procedurë për përgjegjësi për Ministrin e Punëve të Jashtme dhe për Ministrin e Mjedisit Jetësor. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button