LajmeMaqedoni

Rasti “Talir 2”: Gruevski dënohet me gjashtë vjet burg, konfiskohet selia e OBRM-PDUKM-së

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është dënuar me gjashtë vjet burg, ndërsa ish-sekretari i përgjithshëm Kiril Bozhinovski është dënuar me dy vjet me kusht për rastin “Talir 2”.

Gjykata vendosi të konfiskojë selinë e partisë së OBRM-PDUKM-së, i njohur si “Pallati i Bardhë”, si dhe njëzet objekte në pronësi të partisë.

Të akuzuarit akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke i mundësuar personit juridik SHN “Beton” SHA Shkup të ndërtojë selinë e partisë politike OBRM-PDUKM, në kohën kur kompania kishte lidhur kontrata për prokurim publik me organet shtetërore dhe institucionet publike apo kompanitë./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button