LajmeMaqedoni

MPB: 68 shkelje në trafik, 8 vozitës në gjendje të dehur

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (19.01.2023) ka vazhduar me kontrollet në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 68 gjoba, nga të cilat 14 për tejkalim të shpejtësisë, nëntë gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, tetë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit…, shkruan Alsat.

Sipas MPB-së kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPB-ja./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button