LajmeMaqedoni

Anulohet seanca e 74, shkak mungesa e deputetëve

Shkup, 8 qershor – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pasi i priti një orë e gjysmë deputetët që të mblidhen në sallën plenare, e ndërpreu seancën e 74-të duke theksuar se vazhdimi i saj plotësisht do të caktohet. Në sallë të pranishëm ishin vetëm deputetët e shumicës. Në hapjen e seancës nuk morën pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe pse ishin në ndërtesën e Kuvendit.

“Kjo seancë që duhej të fillojë në orën 11:00 është caktuar për më 26 maj. Për këtë seancë janë nënshkruar 97 deputetë, por ata nuk hyjnë brenda. Unë i pres një orë e 30 minuta. Prandaj e ndërpres punën e kësaj seance, ndërsa për vazhdimin do të njoftoheni plotësisht”, deklaroi Xhaferi.

Paraprakisht, ai u bëri thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare të hyjnë në sallë që të mund të fillojë seanca.

“Për herë të fundit u bëj thirrje deputetëve që gjenden në korridore të hyjnë në sallë”, tha Xhaferi.

Seancën Xhaferi e hapi me vonesë pas së cilës u bëri thirrje koordinatorëve të grupeve të deputetëve të sigurojnë kuorum për punën e kësaj seance.

Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën e 74-të në rend dite të së cilës janë 20 pika ndër të cilat edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ribalancin e Buxhetit për vitin 2022, me procedurë të shkurtuar.

Në seancën e 74-të deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe projektligjet për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurën Administrative dhe në procedurën e Punës në shkallë të dytë, ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe ligjin për Rezervat e Mallrave, të gjitha me procedurë të shkurtuar

Në rend dite janë edhe propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprimtari turistike, të Ligjit për Byronë për zhvillim të arsimit dhe të Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbim në Armatë, të tria me procedurë të shkurtuar.

Show More

Related Articles

Back to top button