LajmeRajon

Christiane Hohmann nominohet për ambasadore të BE-së në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë njoftoi se ambasadorja e re në Shqipëri do të jetë Kristian Homan (Christiane Hohmann).

Zonja Homan është në detyrë ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe në Tiranë pritet të zëvendësojë diplomatin nga Italia, Luixhi Soreka (Luigi Soreca).

Delegacioni i BE-së tha se Kristian Homan është nominuar për Shqipërinë.

“Christiane Hohmann është nominuar si Shefe e Delegacionit të BE-së në Shqipëri”-u citua Zyra e Delegacionit.

Sipas të njëjtit njoftim nga Delegacioni, zonja Homan është aktualisht ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnje dhe Hercegovinë.

Show More

Related Articles

Back to top button