LajmeSport

Mallorca heq dorë nga Muriqi

Skuadra e Mallorcas është dorëzuar në tentimin për ta transferuar sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

“Todofichajes” ka raportuar të mërkurën se Mallorca ka hequr dorë nga Muriqi dhe është fokusuar te sulmuesi spanjoll Carles Perez për shkak të çmimit më të ulët. Mallorca nuk do t’i paguajë 11 milionë euro për Muriqin, i cili ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025.

Muriqi ishte i huazuar te Mallorca për pjesën e dytë të sezonit 2021/22 dhe bindi me paraqitjet e tij, por çmimi i lartë që po kërkohet nga Lazio ka bërë që ekipi spanjoll mos ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së sulmuesit.

Perez është pjesë e Romës dhe kartoni i tij vlerësohet rreth pesë milionë euro.

Show More

Related Articles

Back to top button