LajmeRajon

12 vite nga protesta e 21 Janarit, Rama homazhe para Kryeministrisë

Sot bëhen 12 vite nga ngjarja tragjike e 21 Janarit, ku 4 protestues humbën jetën asokohe gjatë protestave antiqeveritare.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë homazhe përpara Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku humbën jetën protestuesit.

Kreu i qeverisë shoqërohej nga familjarë të viktimave të 21 Janarit, por edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri dhe deputetë të tjerë të selisë rozë. Ata kanë vendosur lule në vendin ku u vranë protestuesit.

Nga protesta e 21 Janarit në vitin 2011 humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja. Në vitin 2021, ata u shpallën “Dëshmorë të Atdheut” nga kryeministri Edi Rama.

Show More

Related Articles

Back to top button