LajmeMaqedoni

ASH sot me vendim për hyrjen në Qeveri

Aleanca për Shqiptarët (ASH) sot do të mbaj Kuvendin partiak në Kumanovë, ku pritet të zgjedhet kryesia e re partiake, por edhe vendimi për hyrjen në Qeverinë aktuale.

Taravari ka paralajmëruar se organi i lartë partiak sot do të jap vlerësimin për mundësin e hyrjes ose në Qeveri, por pas këtij vendimi do të ketë edhe një referendum me bazën partiake, ku do të merret vendimi final, përcjell INA.

Deri tani nuk jepen detaje se cila është marrëveshja që i hap rrugën ASH-së për tu bërë pjesë e koalicionit. Eurointegrimet dhe ndryshimet kushtetuese janë parimet mbi të cilët partia shqiptare në opozitë me 8 deputetë synon konstruktivitetin për të bashkëvepruar me maxhorancën aktuale.

Kreu i ASH-së, Arben Taravari ka bërë të ditur se ka pasur takime formale, por ende nuk ka asgjë të finalizuar, përfshirë edhe ndarjen e resorëve institucionale. Dje është zhvilluar një takim midis kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe atij të ASH-së, Arben Taravari, ku është diskutuar mbi këtë temë, por duke mos dhënë detaje. 

Show More

Related Articles

Back to top button