LajmeMaqedoni

OEMVP: Ikja e fuqisë punëtore, barrë kryesore për bizneset në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet ndër shtetet ku ikja e të rinjëve apo ajo që në terma ekonomik njihet si “ikja e trurit” është në nivel të lartë.

E nga kjo situatë më tepër po vuajnë kompanitë private. Drilon Iseni nga OEMVP sqaron se pa fuqi puntore, kompanitë as nuk mund të shtojnë investimet e tyre, e as të investojnë në zhvillimin e teknologjive të tyre.

“Që një punonjës apo një qytetarë të vazhdojë të jetojë apo të veprojë ka shumë kushte tjera që janë jashtë domenit të bizneseve. Ajo është cilësia e jetës në përgjithësi, shteti i së drejtës, cilësia e ajrit, cilësia e shërbimeve publike, adiministrata e kështu me rradhë. Prandaj, ne si biznese pjesën tonë e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë. Anëtarët tanë në vazhdimsi janë duke i motivuar punonjësit e tyre, jo vetëm me pagë por edhe me trajnime të ndryshme dhe beneficione të tjera. Pjesën më të rëndësishme e ka politika” – tha Drilon Iseni, Drejtor Ekzekutiv në OEMVP

OEMVP vazhdoin të këmbëngulë në idenë e sjelljes së fuqisë punëtore nga jashtë, e cila përkohësisht sipas Odës do ta zgjidhë problemin e mungesës së punëtorëve, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë dhe të prodhimit.

“Kërkesa e jonë ka qenë që Maqedonia të lehtësoj qasjen në tregun e punës, edhe për punonjës të jashtëm dhe këtu pse jo në situata kur kemi mundësi që të marrim punonjës edhe nga viset e rajonit për të mbyllur këtë zbrastirë që kemi në tregun e fuqisë puntore. E përshëndesim qasjen e qeverisë që ka nisur të mendojë në këtë drejtim, që të lehtësojë procedurat për marrjen e lejes së qëndrimit dhe të punës. Kështu që sado pak apo përkohësisht të amortizohet apo tpë mbyllet ky problem” – u shpreh Iseni.

Duke u nisur nga kjo Iseni është skeptik se edhe paralajmërimet e qeverisë për rritje të pagës minimale në 20 mijë denarë, nuk do të ndikojnë në uljen e trendit të migrimit.

Show More

Related Articles

Back to top button