LajmeMaqedoni

Ali Ahmeti,përballë skenarëve të presionit dhe shantazheve … Rrëfim bazuar në dëshmi !

Shkruan: Bekim Adili


Liderët e suksesshëm marrin vendime të rëndësishme,me të cilat nuk bien dakord një masë e madhe njerëzish.Është një nocion i cili vjen si dëshmi bazuar mbi eksperienca nga udhëheqës të ndryshëm në kohëra kritike.I till në epokën tonë është edhe Ali Ahmeti në vendimet e tij të palëkundura.Histori nga të cilat po sjell në kujtesë argumenta bazuar në dëshmi që i kam ndëgjuar e lexuar nga arkivat e veprimtarëve, zyrtarëve e qarqeve diplomatike shumë të sigurta.Nga të cilat momente kulmore po veçojë vendimarrjet mesa vijon:


1: Pas përfundimit të luftës dhe shpërbërjes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,arkivat dhe dëshmitar okular dëshmojnë se presioni nga faktori i jashtëm e nga eksponentë të fuqishëm të bashkëluftëtarëve ndaj Ali Ahmetit ka qenë i jashtzakonshëm që mos fillonte revolucionin e vitit 2001.Por ai e ndezi zjarrin nga i cili për herë të parë u ndërkombtarizua problemi i shqiptarëve në Maqedoni dhe që tre qendrat vendimarrëse botërore,SHBA,NATO e BE i solli për të qenë garant të Marrëvshjes së Ohrit.E cila,përveçse është historike ajo përbën themelin mbi të cilin janë krijuar hapsira për të ngritur kulmin tonë brenda këtyre hapsirave ku jetojmë.

2: Fillimi i sulmeve ndaj forcave të armtosura të Maqedonisë që ndodhnin në Janar-Shkurt të vitit 2001, nga grupet e ashtuquajtura guerrilase e për një pjesë terroriste,alarmojë kancelarit botërore.Ku me ndërhyrje në atë kohë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, përmes përfaqësuesëve të rëndësishëm të shtetit shqiptar,është dhënë një afat disa ditor që këto grupe ose të nxjerrin përfaqësuesin e tyre politikë ose administrata amerikane do ta përfshinte këtë grupë të armatosë në listën e zezë.Ali Ahmeti pasi mbledh shokët e veprimtarisë në një takim zhvilluar në Prizren,duke konsideruar se dy-tre prej tyre se janë njohës më të mirë të politikës,propozon që të jenë përfaqësues të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.Kur asnjëri nga të pranishmit nuk e pranon këtë mision,Ali Ahmeti i shtërnguar nga rrethanat e kohës merr përsipër mbi supe edhe përfaqësimin e UÇK-së.Moment presioni të cilit nuk ju bind për të braktisur kauzën e nisur nga e cila ndodhën edhe këthesat e mëdha në arenën e diplomacisë ndërkombëtare në favor të zgjidhjes të çështjes sonë.

3: Ndarja teritoriale e vitit 2004 ka qenë një moment tjetër kulmorë,ku Ali Ahmeti shfaqë profilin e tij të një Lideri që nuk pranon presionin,kur në tavolinë mungojnë faktet.Ai edhe pse i përballur nga një trysni e madhe e qarqeve të rëndësishme diplomatike,fjala e tij e fundit ka qenë që ndarja teritoriale për qeverisjen vendore ose do të bëhet në bazë të realitetit të sotëm ose shpërthimi situatës do të këthehet në pikën zero.Qëndresë për të cilën tolerimi ishte që bashkimi i vendlindjes së tij Kërçovës të shtyhet për dy mandate. Epilogu kësaj vendimarrje solli që shqiptarët të kenë vijën ndarëse administrative duke qeverisë me pushtetin vendor nga Struga deri në Likovë.

4: Rasti i Kumanovës,i kurdisur nga qarqe anti NATO,por si instrument të destabilizimit gjetën djem idealist e patriot të padjallëzuar,ishte një moment tjetër shumë i rëndë me të cilin u përballë Ali Ahmeti.I cili duke i rezistuar presionit për mos largimin e partisë së tij nga qeverisja,ai shmangu destabilitetin e vendit.Si rrjedhojë, përgjimet sollën dëshmi se kjo dhe shumë situata të tjera ishin të gatuara në guzhinën e Gruevskit.Moment pas të cilit marrëveshja me Greqinë solli edhe anëtarsimin e vendit në NATO.

5: Presioni që ka patur nga shokët e tij për karrierë politike,është pjesa tjetër e medaljes që nuk ka njohur në asnjë moment zbrapsje Ali Ahmeti. Përkundrazi pas dështimit të tyre,jo që nuk ka shprehur veprime hakmarëse,por as edhe nuk ka shfaqur inate personale ndaj tyre.Mjafton këtu të rikujtojmë që nga viti 2002 kur ai themeloi subjektin e tij,një grupë shokësh që sot aderojnë në BDI, themeluan partin e tyre të PDK-së, disa të tjerë iu bashkuan PDSH-së dhe më pas themeluan subjekte të reja,por që fundi për të gjithë ka rezultuar i njëtë.Një pjesë reflektuan dhe u këthyen në folen e tyre ndërsa pjesën tjetër i mbulojë koha e harresës.Pra braktisja dhe largimi nga Lideri i tyre,ndoshta ka ndikuar në situata specifike në ngadalsimin e ecurisë të proceseve por asesi nuk kanë arritur që të dobësojnë pozicionin dhe besueshmërin që i falin shqiptarët Ali Ahmetit.

Andaj edhe “Grupi i Zjarrit”,nga spiralja në të cilën janë futur shumë shpejt do kërkojnë gjetjen e shtigjeve për të dalë nga kjo situatë.E ku shtegu më i sigurtë të cilin e kanë lënë të hapur përmes diskursit në paraqitjet e tyre në media dhe në takime me pjesë të elektoratit të pakënaqur,është vetë Ali Ahmeti.Ndaj të cilit këtë sulm politikë mundohen ta paraqesin se e bëjnë në të mirën e tij.Një qëndrim pasigurie për të hedh hapa tjerë.Veprim i cili tregonë qartë se “Grupi i Zjarrit”, duke e njohur nga afër Liderin e tyre që nuk ju nënshtrohet presioneve por që në emër të procesve,është i gatshëm të shtrijë dorën e bashkëpunimit,ata sërish do ti këthehen “grazhdit”,që ju fali Ali Ahmeti të ushqehen për 20 vjet,e ku pa i penguar askërkush kan patur mundësi të rregullojnë problematikat për të cilat diskutojnë sot.Tema për të cilat padyshim se në parim kanë të drejtë për një pjesë të tyre,por që dështimin do ta kuptojnë se ju vjen nga vetja.Nga fakti se shumica e personazheve të këtij grupi, në sytë e opinionit janë të pabesueshëm se mund të përfaqësojnë parimet dhe kauzat për të cilat flasin!

Show More

Related Articles

Back to top button