Gjykata Themelore Penale – Shkup sot shpalli aktgjykimin për rastin “Titanik 2”, lëndë e cila ka të bëjë me parregullsitë në zgjedhje për të cilat mes tjerash akuzohen ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov i cili dënohet me 2 vjet burg dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi shpallet fajtor dhe dënohet gjithashtu me 2 vjet heqje lirie.
Sasho Mijallkov dënohet me 2 vjet burg
Menduh Thaçi dënohet me 2 vjet burg
Bedredin Ibrahimi dënohet me 2 vjet burg, i llogaritet dhe koha e paraburgimit.
Aneta Stefanovska dënoeht me 2 vjet burg
Vllatko Shajkovski dënohet me 2 vjet burg dhe Sasho Srcev gjithashtu dënohet me 2 vjet burg.