Pasi një ditë më parë ekipi i Klan hasi ekipe të dyshimta në rrugët e Shkupit të cilët patrullonin me vetura dhe furgone të dyshimta.
Në pyetjen e Klan M drejtuar MPB-së se a operon ky njësit, nga atje as nuk e mohojnë dhe as pohojnë këtë.
”Ministria e Punëve të Brendshme ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe sanksionimin e shkelësve të ligjeve, dhe duke e bërë këtë, sipas një analize dhe vlerësimi të bërë më parë të shërbimeve profesionale, punonjësit e policisë nga njësitë e ndryshme organizative angazhohen, me qëllimin e ekzekutimit sa më efikas të detyrave. Ky operacion kontribuon në uljen e vazhdueshme të kriminalitetit në vend” – thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. /KlanMacedonia/