Çështja nuk është se SHBA-ja do të publikojë një listë dhe do të thotë “kaq, këta janë të gjithë emrat”. Kjo është bisedë afatgjate dhe e vazhdueshme midis Ambasadës amerikane këtu dhe Uashingtonit dhe të gjithë Qeverisë në Uashington. Ka më shumë lloje të listave të sanksioneve, do të thotë nuk ekziston vetëm një dhe nuk bëhet fjalë se bëhet një listë dhe këtu përfundojmë. Meqë ka verifikim të vazhdueshëm për ata të cilët ne vlerësojmë se i kanë shkelur rregullat në pikëpamje të pritshmërive që i ka SHBA-ja për atë nëse duhet pasur leje për hyrje në SHBA ose të përballen me lloje të tjera të sanksioneve financiare, porositi sonte ambasadorja SHBA-së në vend, Angela Ageler, duke u përqendruar në pritshmëritë për listën e zezë të SHBA-së për personat e korruptuar.
Ageler në intervistën për TV Tellma potencoi se disa kontrolle i bën Departamenti amerikan i shtetit, disa Ministria e Financave si dhe agjenci të tjera gjithashtu.
“Do të thotë është një bisedë e vazhdueshme. Unë nuk kam një afat kohor sepse Uashingtoni do t’i publikojë ato kur të përfundojë hetimet dhe konkluzionet e veta. Bashkëpunojmë ngushtë në zhvillimin e rastit. Pritshmëria ime është që do të shohim disa emra në muajt në vijim, por nuk e di se cili është afati i saktë kohor. Do ta përsëris për të qenë i qartë, atë bisedë që po bëjmë, që po bëj unë, që ekipi im këtu po e bën me Uashingtonin, ne nuk po kërkojmë mendimin e njerëzve nga ky vend dhe më besoni, pasi kam ardhur këtu, njerëzit kanë raportuar shumë e shumë emra në këtë Ambasadë, njerëz që kanë shkelur rregullat dhe që duhet të jenë në një nga listat e sanksioneve. Dhe ne sigurisht po i shqyrtojmë ato”, potencoi Ageler.
Ambasadorja kërkoi durim nga qytetarët dhe tha se ata duhet ta kuptojnë se bëhet fjalë për një proces të vazhdueshëm.
“E dini si, më pyesin për listën dhe do ta them përsëri, nuk është vetëm një, por mund të jetë një mundësi që njerëzit të jenë më pak të përqendruar në një listë dhe më shumë të fokusuar në llojet e aktiviteteve dhe veprimeve që do të vendosnin dikë në listë. Mendoj se kjo është një mundësi që gjyqësori ta shohë veten në mënyrë serioze, qofshi ju gjyqtar, apo prokuror, cilido qoftë roli juaj dhe të pyesni veten “a po sillem, a e bëj punën time me integritet?” A jam i ndikuar nga të tjerët? A po marr vendime në bazë të ligjit?” Mendoj se të gjithë mund të përmendim shembujt e fundit ku neve apo opinionit nuk na duket se kjo ka ndodhur. Kështu që vazhdojnë të shfaqen shembuj që duken shumë të dyshimtë, do ta përsëris, jo vetëm të SHBA-së dhe Ambasadës, por edhe të njerëzve të thjeshtë, të cilët duan të vazhdojnë jetën e tyre duke e ditur se qeveria e tyre, se politikanët e tyre po veprojnë në interesin e tyre më të mirë. Në interesin më të mirë të qytetarëve, jo në interesin më të mirë të tyre personal, të gjyqtarit, të prokurorit apo të dikujt tjetër”, potencoi Ageler.