Ambasadorja e SHBA, Angela Ageler në intervistën e saj të fundit dhënë për televizionin Telma ka vlerësuar lart diplomacinë e Bujar Osmanit. Sipas saj, shefi i Diplomacisë së vendit ka dhënë shembullin se si duhet të përparojmë në tejkalimin e tensioneve, ndërsa e përmendi vizitën e Osmanit në Sofje.
“E përshëndes ministrin e Jashtëm që shkoi në Sofje dhe bisedoi me Ministrinë e Punëve të Jashtme atje dhe liderë të tjerë, për atë se si duhet të mbështeten komunitetet pakicë këtu në Maqedoninë e Veriut dhe se si të dy vendet mund të bëjnë përparim në tejkalimin e çdo pike tensioni në mes dy qeverive, në mënyrë që njerëzit e këtij vendi të vazhdojnë të përparojnë në aspiratat e tyre evropiane”.