Ministri i Jashtëm i Italisë, Jose Manuel Albares, është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbisë, Miroslav Lajçak.
Lajçak me anë të një cicërime në Twitter ka deklaruar se ata kanë biseduar për procesin e dialogut.
“Ne kemi nevojë për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik. Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Italisë për procesin e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Lajçak.