Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Angela Price Aggeler, qëndroi në Gostivar, me ç’rast takoi kryetarin e Komumës së Gostivarit, Arben Taravari.
“Së bashku me Kryetarin e Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limanin, shoqëruam Ambasadoren në një shetitje në qytet, për të bashkëbiseduar me qytetarët tonë, për t’u njohur me kulturën dhe traditat e qytetit dhe ndjerë mikëpritjen gostivarase. Së bashku me Ambasadoren shijuam bakllavanë e Gostivarit, të njohur tanimë si një nga veçantitë tona kulianre”, deklaroi Arben Taravari.
Keyetari Taravari ka falenderuar ambasadoren Aggeler për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për vendin dhe komunën e Gostivarit, ku kanë zhvilluar shumë projekte në bashkëpunim me agjenci të ndryshme të financuara nga populli mik amerikan.
“Bashkëbiseduam edhe për projektet e së ardhmes në komunë dhe shpreha mirënjohjë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në funksion të rritjes së mirëqenies qytetare dhe mjedisore, transparencës dhe llogaridhënies”, shtoi Taravari.
Taravari dhe Aggeler vazhduan edhe në panel diskutimin e organizuar nga Qendra Rinore dhe Komunitare (YCC) në Gostivar, një bashkëfinancim i Ambasadës amerikane dhe e Komunës së Gostivarit, me temë “Të flasim për sfidat dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”.