LajmeMaqedoni

Mexhiti drejtuar Ahmetit: Mos u mashtro nga pushtetarët, pyet qytetarët

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti i është kundërpërgjigjur deklaratave të kreut të partisë Ali Ahmeti se “grupi i zjarri” është në rrugë të gabuar dhe duhet të kthehet në parti. Mexhiti, nga Kumanova apeloi Ahmetit që të mos mbajë takime kundër tyre dhe mos të lejoj të mashtrohet nga pushtetarët, por le ta nxjerr ekzekutivin e tij para qytetarëve dhe ti pyes qytetarët se sa kanë punuar ata funksionarë.

“Nëse qytetari, sovrani, na thotë që e keni gabim ne nuk kemi hatër mbetje, ne na drejton qytetari. Por fatkeqësisht, ne dolëm në tubime, në takime me qyt4etarët dhe ata pasuan pas nesh. Nëse ne flasim për pakënaqësitë, për revizioin dhe e elaborojmë para qytetarit në çdo fushë dështimet e këtij ekzekutivi është e mirë që ato që i mbajnë tubimet në Gostivar dhe tani në Tetovë, le ta nxjerr Ali Ahmeti ekzekutivin dhe le ta dëshmojë se kanë bërë punë për Gostivari, kanë bërë punë për Tetovën, kanë bërë punë për Likovën kanë bërë për gjëra të tjera dhe jo të ketë tubime për grupin e zjarrit dhe për ne”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Edhe Nevzat Bejta iu kundërpërgjigj palës tjetër në BDI, duke i quajtur si “teneqe të ndryshkura që do i marrë era”.

“Do të fryjë një erë edhe teneqen do e çojë në ajër, pastaj shtëpia do të mbese pa çati, do e kapë shiu e do të rrënohet. Atë nuk e dëshirojmë ne, ne dëshirojmë që BDI-ja të jetë bashkë, pa njerëzit e ndryshkur të BDI-së që i bëjnë përçarje. Kush janë njerëzit e ndryshkur sipas jush? Po i kemi thënë, janë qeveritarët në krye me Artan Grubin”, tha Nevzat Bejta, BDI.

Beteja në terren e dy grupeve në BDI do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme. Takimin e radhës nga Grupi i zjarrit e paralajmërojnë me forumin e gruas, ndërsa pala tjetër me qytetarët e rrethinës së Tetovës. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button