LajmeMaqedoni

E zbathur dhe gjakosur arriti ti largohet dhunuesit nga Kavadari

Prokuroria kërkon paraburgim për njè person nga Kavadari i cili dyshohet pèr dhune. Nga Prokuroria thone se i njejti dyshohet se ka ushtruar dhune ndaj nje gruaje dhe femijes së s6-vjeçar, respektivisht gruas i eshte thyer hunda, eshte prere ne disa vende, kurse vajza 6-vjeçare ka marre gjithashtu lendimw, hematoma dhe trauma psikike. “Pasi qè me pare i kishte shkruar disa mesazhe permes aplikacionit Viber, ne te cilat kërcënonte se do të lendonte dhe vriste te demtuarën, me të cilen me parë ishte ne lidhje, sepse ajo i kishte thënë se nuk deshironte me kontakt me te, me 16 janar, i dyshuari me veturen e tij ka ardhur nga Kavadari ku jeton dhe eshte parkuar ne rrugen para shtepise se viktimes ne fshatin Mrzenci. Kur ka ardhur te dera e hyrjes, e ka thirrur qe ta hape derèn dhe pasi e dèmtuara ka refuzuar, i dyshuari e ka thyer derën me kembe dhe ka hyre brenda.

Menjehere eshte ngjitur ne katin e siperm ku e demtuara po flinte me vajzen e saj 6-vjeçare ne dhomën e gjumit dhe e ka goditur me grusht ne fytyre. Ne ate moment vajza eshte zgjuar dhe ka nisur te qaje, ndaj e dèmtuara e ka marre në krahë. I dyshuari u përkul drejt tyre dhe e goditi vajzen ne fytyre. Ai i ka marre celularin tè demtuarès dhe me pas ai ka filluar ta godase serish me grushte dhe shqela, duke e ngulfatur ne pjesen e qafès, ndèrsa gjate gjithe kohes vajza e saj e mitur ka qare e shqetesuar duke e lutur te dyshuarin që te largohet dhe te mos e rrihte nēnen e saj. Duke e ofenduar, ai e ka kapur nga floket te demtuarën dhe e ka terhequr zvarre në dhomen e ndenjjes. Per ta liruar nēnen, vajza filloi tê gjuante me portokaj tē dyshuarin, pas se ciles ai filloi ta tundte vajzen, e mori dhe e hodhi fort ne divan. Më pas ai u ngjit lart, ku theu dhe shperndau te gjitha orenditë.
Ate moment e ka shfrytèzuar e dèmtuara e cila e pèrgjakur, zbathur, ka marre vajzen e saj dhe ka arritur te dale nga shtëpia, te hipe ne automjet dhe te ikë me vrap drejt shtēpise se prindèrve”, thonë nga Prokuroria.

Show More

Related Articles

Back to top button