Nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme, të Sektorit për Kriminalitet të Dhunshëm dhe të Njësitit për Tregti të Palejuar me Armë pranë SPB Shkup nga liria është privuar I.B. (57) nga f. Kopanicë-Shkup, kumtoi MPB-ja.
Në të vërtetë, paraprakisht pas marrjes të urdhërit gjyqësor për bastisje nga ana e Gjykatësit në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, nëpunësit policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë e I.B., gjatë së cilës kanë gjetur një pistoletë “Staer” me dy karikatorë dhe 61 plumba kalibër 9 mm. Nga hetimi i realizuar është konfirmuar se pistoleta rrjedh nga vjedhja e kryer më 20.01.2023 në shtëpinë e M.B. në Strumicë nga ana e farefisit të saj P.I. (25) nga Strumica, i cili më datën 23.01.2023 është privuar nga liria për shkak të vrasjes së saj dhe për momentin vuan dënimin e paraburgimit prej 30 ditëve.
Poashtu, në koordinim me Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve dje në orët e mbrëmjes është kryer bastisje në INP Burgu Idrizovë ku janë gjetur dëshmi plotësuese në lidhje me veprën penale “përpunim i palejuar, mbajtje dhe tregti me armë ose materie shpërthyese”. Nga ana e SPB Shkup pas kompletimit të rastit do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal deri te PTHP Shkup.