Lidhur me deklaratat e fundit të eurodeputetit Angell Xhamaski për pretendimet territoriale, ambasadori David Gir thotë se edhe Parlamenti Evropian dhe MPJ-ja bullgare janë distancuar nga këto deklarata.
Pretendime të tilla nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë BE-në, tha ambasadori evropian Gir.
Lidhur me vërejtjet e djeshme të presidentit Stevo Pendarovski për deklaratën e Xhambaskit, e cila mund të interpretohet si kërcënim, ambasadori Gir theksoi se kjo absolutisht nuk paraqet qëndrim të BE-së.
Për vërejtjet që i dha dje presidenti Stevo Pendarovski, në lidhje me deklaratën e Xhambaskit, që mund të konsiderohen si kërcënime nga XHambaski, Gir tha se nuk pasqyron vlerat mbi të cilat u themelua BE. Është e papranueshme që një personazh publik të bëjë komente të tilla për këdo, aq më pak për një kryetar shteti të zgjedhur në mënyrë demokratike të një shteti sovran.