LajmeRajon

Kthehet në rishqyrtim vendimi për rrëzimin e aktakuzës ndaj të dyshuarve në rastin e 11-vjeçares

Gjykata e Apelit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë që të anulohet vendimi për hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj pesë të akuzuarve lidhur me dhunimin e 11-vjeçares

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media nga Gjykata e Apelit.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, Departamenti për të Mitur, me aktvendimet PN.nr.71/2023 dhe PN.nr.85/2023, ka aprovuar si të bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur dhe ka anuluar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, më të cilat janë hedhur si jo të plota aktakuza PP/I.nr.685/22 e datës 21.12.2022, pika IV dhe VIII, si dhe aktakuza PP.I.nr.663/2022, përkatësisht propozimi PPM.nr. 444/2022 i datës 08.12.2022”, thuhet në njoftim.

Në këtë njoftim thuhet se Gjykata e Apelit thotë se vendimi erdhi për shkak se gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme për hedhje të aktakuzës.

“Gjykata e Apelit, pas shqyrtimit të shkresave të lëndëve, aktvendimeve ankimore dhe ankesave të Prokurorisë, por edhe sipas detyrës zyrtare, ka gjetur se aktvendimet e ankimuara duhet anuluar dhe kthyer çështjet në rivendosje, për shkak se aktvendimet janë të përfshira në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 par. 1 pika 1.12 lidhur me nenin 370 të Kodit të Procedurës Penale sepse gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsyeje të mjaftueshme ligjore kur ka hedh aktakuzat e lartcekura, respektivisht arsyet të cilat janë dhënë nga gjykata e shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave janë të paqarta dhe kundërthënëse në vetvete dhe në kundërshtim me bazën ligjore për hedhjen e aktakuzës”.

Gjatë ditës së djeshme, Gjykata Themelore në  Prishtinë, Departamenti për të Mitur, e ka hudhur poshtë aktakuzën e ushtruar ndaj pesë të dyshuarve: E.R. dhe Sh.K, (madhor), si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022.

Aktvendimi është marrë nga gjyqtari Adnan Isufi, ku sipas tij, aktakuza, përkatësisht propozimi në gjashtë pika është i pa plotë.

Në këtë vendim, i cili është marr më 8 dhjetor të vitit të kaluar,  thuhet se Gjykata me rastin e shqyrtimit të aktakuzës është e kufizuar që të mos paragjykoj epilogun e çështjes penale në meritum dhe në vlerësimin e plotë dhe përfundimtar të kualifikimit të veprës penale.

Show More

Related Articles

Back to top button