LajmeSport

Liverpool dhe Benfica arrijnë marrëveshje për Nunez – 80 + 20 milionë për kartonin e lojtarit

Liverpool duket se ka arritur marrëveshjen për Darwin Nunez.

Lojtari i Benfica, Darwin Nunez është dëshira e Liverpool për merkaton e verës, në kohën kur flitet për transferimin e Mane te Bayerni.

Sipas raportimeve të fundit nga media portugeze, ‘Record’, thuhet se Liverpool dhe Benfica janë pajtuar për një marrëveshje prej 80 milionë eurove, + 20 milionë bonuse, përcjell lajmi.net.

Kjo marrëveshje përfshinë shumën që ‘Reds’ duhet t’i paguajnë skuadrës portugeze për kartonin e uruguaianit.

Në aspektin personal, Nunez do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare për qëndrimin në ‘Anfield’.

Interesim të madh për lojtarin ka pasur edhe nga skuadra e Manchester United.

Show More

Related Articles

Back to top button