LajmeMaqedoni

Arta Bilalli Zendeli ngre në BE çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Parlamentin Europian

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Arta Bilalli Zendeli, ka kërkuar nga autoritet e Ansamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës përgjigje se kur do të shqyrtohet aplikimi i Kosovës në BE.

Ja pyetja e deputetes Arta Bilalli Zendeli drejtuar Kryeministres së Islandës pas prezantimit të saj para deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës:

“Plotësisht pajtohem se Islanda e ka marrë kryesimin me Komitetin e Ministrave në një moment shumë kritik- në moment kur lu fta është rikthyer në Europë për shkak të invazionit rus në Ukrainë.

Shumë pamje nga kjo lu ftë, mua dhe popullsisë së Ballkanit na janë të njohura, sepse e kemi parë Masakrën e Reçakut në Kosovë, Masakrën e Srebrenicës në Bosnjë dhe Herzegovinë, Vukovarit në Kroaci, etj.

Këshilli i Europës, në fillim kishte 10 shtete. Tanimë ka 46. Një shtet – Kosova, ka aplikuar për anëtarësim në maj të vitit të kaluar”.

Kështu i është drejtuar deputetja e BDI-së Asamblesë, duke u interesuar se kur do të sillet ai aplikim në PACE, sepse, ka thënë ajo, Ballkanit Perëndimor i duhet paqe-paqe e qëndrueshme dhe Këshilli i Europës mund ti prijë këtij procesi.

Show More

Related Articles

Back to top button