LajmeMaqedoni

Organizohen bllokime të rrugëve për të penguar hyrjen e bullgarëve në shënimin e ditëlindjes së Goce Dellçevit

Qytetarë të ndryshëm në rrjetet sociale po organizojnë bllokada të rrugëve me qëllim të parandalojnë shtetasit bullgar të vijnë më 4 shkurt në Shkup për shënimin e ditëlindjes së revolucionarit Goce Dellçev, informon Zhurnal.

Përpos paralajmërimeve për “roje nate” nga 3 shkurti para kishës “Sveti Spas”, ku gjendet varri i Dellçevit, në thirrje e cila po përhapet në FB po bëhet thirrje për bllokim të rrugëve.

Populli po organizohet në rrjetet sociale: Bullgarët nuk do të arrijnë as deri te pikëpagesa e Kumanovës – me traktorë do të bllokohet rruga.

“Kumanovarët thërrasin në bllokim të pikëpagesës drejt Shkupit që të mos lejohet neo-nacistët të pështyjnë në përmendoren e velikanit Goce Dellçev”, thuhet në thirrje. Nga MPB paralajmëruan se do ta sigurojnë shënimin e ditëlindjes së Dellçevit, ndërsa në seancë të këshillit për siguri ishte vlerësuar se bëhet fjalë për ngjarje me rrezik të lartë.

Show More

Related Articles

Back to top button