LajmeRajon

Dëgjohet një krismë, i mori jetën klerikut serb në Vushtrri

Mbrëmë rreth orës 23:00 është dëgjuar një krismë brenda oborrit të kishës ortodokse në Vushtrri.

Dyshohet që kleriku serb i kësaj kishe i ka dhënë fund jetës.

Policia është njoftuar nga gruaja e klerikut, të cilët me të arritur në vendngjarje kanë gjetur trupin e pajetë.

Ende nuk dihen qartësisht rrethanat e vdekjes, mirëpo “Jepi zë” ka mësuar nga burime brenda Policisë se në vendngjarje është gjetur edhe një letër.

Sipas burimeve në Polici, trupi i pajetë është marrë nga Mjekësia Ligjore për obduksion.

Show More

Related Articles

Back to top button