Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona në brendi të një pylli kanë hasur në disa eshtra njeriu.
Sipas njoftimit, njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe i ka dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurë të mëtutjeshme.
“Dy dëshmitar meshkuj kosovarë kanë informuar se në brendi të pyllit kishin hasur në disa eshtra të njeriut. Njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe ka dërguar në IML për procedurë të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell Klankosova.tv.