Sulmet nga të gjithë anët vijnë për Ali Ahmetin. Ditë më parë Fatmir Limani ish funksionar 20 vite në BDI tani nënkryetar i Lëvizjes BESA ngriti dronin për të inçizuar familjen dhe shtëpinë e Ali Ahmetit. Ai ka paralajmëruar se do të nxjerr edhe video tjera të shtëpisë dhe familjes së Ali Ahmetit. Këto sulme ndaj tij shihet se janë të koordinuara me mikun e vet, Hristijan Mickovskin e VMRO-së pasi ai ka disa ditë që hedh deklarata kundër komandatit të UÇK-së.
Sot Mickovski i është përgjigjur me një foto me Kallash.
“Aliu mund t’i tregojë Dimitar Kovaçevskit fabulat për vitin 2001, herën tjetër le të shikojnë dhe lexojnë me kujdes atë që them dhe jo ta nxjerrin jashtë kontekstit” ka shkruar Mickovski sot në mëngjes kundër përgjigjes së Ali Ahmetit i cili mbrëmë në tubim nga Tetova u shpreh se Mickovksi luftën e 2001 e ka parë në Televizor, përcjell TS.
Nga ana tjetër edhe “Grupi i Zjarrit” përflitet të kenë lidhje me Mickovskin pasi shumë më herët thonë se ka pasur takime me Musa Xhaferin dhe Izet Mexhitin.