LajmeMaqedoni

Taravari: T`i jepet shansi sigurimit të 2/3 të votave për ndryshimet kushtetuese

ASH formon ekipin negociator për hyrje eventuale në qeveri

Pas takimit dyorësh në selinë partiake në Tetovë, Kryesia e ASH-së, sic njofton KlanM, ka formuar ekipin që do të negociojë për hyrje në Qeveri. Krahas liderit të partisë, Arben Taravari, pjesë e ekipit negociator janë edhe dy sekretarët dhe tre nënkryetarët e partisë.

ASH-ja ka kërkesa potenciale, por sic theksoi Taravari, gjatë fundjavës duhet të saktësohen strategjia dhe prioritetet gjatë negociatave. Por, sic njofton KlanM, do të organizohet edhe referendum brendapartiak.

“Javën e ardhshme anëtari I Aleancës, ato 11.500 anëtar që na përkrahin, ata do të folin, a duhet a nuk duhet”, tha Taravari.

Por, nëse merret vendimi që ASH-ja të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar, Taravari, sic njofton KlanM, shprehet I prerë se brenda pak muajve do të vërehet diferenca.

“Unë besoj se përsëri kemi kapacitete njerëzore me të cilët mund ta dëshmojmë diferencën dhe dallimin me Ministrat aktual”, deklaroi Arben Taravari.

Taravari, duke aluduar në Alternativën, shprehet se nuk është puna e tyre, nëse dikush hyn apo del nga Qeveria, por, sic njofton KlanM, thotë se disa deklarata të tij janë keqinterpretuar.

“Nëse mundet të gjitha partitë shqiptare. Ishte keqinterpretim se kam thënë vetëm BDI dhe ASH. Nuk është keq edhe Alternativa, BESA, këto parti shqiptare që ekzistojnë, të bëhet njëfarë bashkëpunimi”, tha kreu i ASH-së.

Kreu I ASH-së, Taravari, ka komentuar edhe ndryshimet kushtetuese, duke theksuar se duhet t`i jepet shansi sigurimit të shumicës së nevojshme të deputetëve.

“Nëse ASH-ja nuk hyn në Qeveri atëherë 100% nuk sigurohet shumica prej 80 deputetëve dhe me probabilitetin më të madh shkohet në zgjedhje. Nëse hyn ASH-ja, japim shansin që të krijohen 80 deputetë”, u shpreh Taravari.

Në këtë mbledhje, sic njofton KlanM, përveç vendimit për formimin e ekipit negociator, ASH-ja miratoi vendimin që të hapet konkursi për tri degët partiake – në Çashkë, Tetovë dhe Jegunovcë./KlanMacedonia

Show More

Related Articles

Back to top button