
Para pak çastesh një person i moshës rreth 40 vjeç, ka rënë nga kati i 8 i ndërtesës që ndodhet në bllokun 70 në Tetovë, ka mësuar televizioni Koha.
Ai është dërguar në spital me shenja jete, dhe është duke u trajtuar në repartin e Ortopedisë. Personi në fjalë ka jetuar së bashku me nënën dhe nuk dihen akoma motivet dhe mënyra se si ka ndodhur rasti.



