LajmeMaqedoni

Sezoni i skijimit: Të gjitha rrugët çojnë drejt Kodrës së Diellit

Probleme me ski-liftet në Kodrën e Diellit

Dhjetëra vizitorë po presin radhë. E kjo pasi më shumë se një orë skiliftet nuk janë në funskion. Sipas orarit, siç njofton KlanM, skiliftet dhe teleferiku duhet të punojnë nga ora 8:45 deri në 15:30, ndërsa orari i punës për biletat është nga ora 8:00 deri në 16:15.

Pritja e tepërt ka bërë që skijuesit vetë t’ia mësyjnë malit në këmbë drejtë lartësisve të qendrës së skijimit.

Nga Qendra e skijimit rreth orës 13 kanë informuar se përshkak mjegullës së dendur është ndalur dyulësja.

“Ju njoftojmë se për shkak të paraqitjes së mjegullës së dendur, për arsye sigurie është ndalur dyulësja ‘Ceripashina’”, njoftojnë nga qendra e skijimit.

Problem që i tangon vizitorët, siç njofton KlanM, edhe është mungesa e vendparkimeve në këtë atraksion turistik. Për këtë janë të detyruar që të lënë veturat e tyre dhe të ecin me kilometra për të arritur në qendrën e skijimit.

Në Kodrën e Diellit, siç njofton KlanM, sot ishte edhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski, i cili ka vendosur që me familjen ta kalojë ditën duke skijuar në pistat e kësaj qendre skijimi. Nuk ka munguar as ministri i Ambientit Jetësor, Naser Nuredini.

Ndryshe, para një java filloi sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit pasi nga Qendra e skijimit informuan se ka mjaftueshëm borë për të skijuar. Qindra e mijëra vizitorë, sic njofton KlanM,  kanë vërshuar Sharrin veçanarisht gjatë fundjavës që të shijojnë bukuritë e Malësisë së Sharrit. Organizohen edhe mbrëmje me këngëtarë të ndryshëm. /KlanMacedonia

Show More

Related Articles

Back to top button