LajmeMaqedoni

Lëvizja Besa: BDI të shoh koalicionin me Levicën, nuk lëkundemi nga rruga e BE-së

Ahmeti, ku e akuzoi Lëvizjen Besa se po ia mban hisen VMRO-DPMNE-së, që është kundër ndryshimeve kushtetuese dhe rrjedhimisht edhe kundër rrugës evropiane të vendit.

Nga Lëvizja Besa thonë se vizioni politik i kësaj force politike është i qartë dhe se kursi politik i kësaj partie është dhe mbetet rruga drejt BE-së, ndërsa akuzojnë se është pikërisht BDI-ja ajo që në 20 fundit ka qeverisur herë me VMRO-në dhe tani me Levicën në pushtetin lokal në Qytetin e Shkupit.

“Vizioni ynë politik si Lëvizja BESA gjithmonë ka qenë pro-perëndimor dhe në asnjë moment nuk kemi pasur huti gjatë idealit tonë. Edhe në momente të vështira procesi integrues i vendit ka qenë prioriteti ynë, duke mos vendosur kushte apo të bëjmë propagandë ashtu siç po bën BDI gjatë gjithë kohës.

Poashtu, e ardhmja jonë nuk mvaret nga asnjë subjekt tjetër politik, pasi forca dhe burimi ynë janë qytetarët e vendit. BDI gjatë këtyre 20 viteve ka qeverisur herë me VMRO-në për të cilën z.Ahmeti thotë se është kundër ndryshimeve kushtetuese, e herë me LSDM.

Rezultati dihet, jemi larg evropës pasi krimi dhe korrupsioni i ka gëlltitur institucionet shtetërore, prokurorinë, arsimin dhe gjykatat. 20 vite pushtet, 20 vite dështim, për këtë duhet të jap llogari Ahmeti dhe BDI, e jo të thotë shpifje e gënjeshtra për t’a mbuluar zjarrin dhe dështimet në partinë e tij.

Lëvizja BESA edhe njëherë rikonfirmon qëndrimin e saj se do t’i përkrah ndryshimet kushtetuese, pasi rruga e vendit është drejt BE-së dhe askund tjetër. Ne nuk mbajmë ISO-në e askujt, ne jemi zëri i popullit. BDI dhe “Levica” pro ruse është mirë t’i shohim koalicionet e tyre në pushtetin lokal.”-thuhet në deklaratën e Lëvizjes Besa.

Show More

Related Articles

Back to top button