LajmeMaqedoniRajon

Ministri i brendshëm bullgar Demerxhiev për vizitë në Shkup, takohet me Spasovskin

Zëvendëskryeministri i Rendit dhe Sigurisë Publike dhe ministër i Punëve të Brendshme i Bullgarisë, Ivan Demerxhiev, me një delegacion shoqërues, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, gjatë së cilës do të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovskit. Në takim pritet të bisedohet për aktivitetet që duhet të ndërmerren me rastin e shënimit të 151 vjetorit të Goce Dellçevit.

Sipas njoftimit të MPB-së pas takimit mes dy ministrave nuk janë paraparë deklarata për media, por opinioni do të njoftohet përmes një komunikate për shtyp.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk