LajmeMaqedoni

ASH-ja i përgjigjet Nikollovskit të OBRM-PDUKM-së

Aleksandar Nikollovski nga partia opozitare VMRO-DPMNE potencoi se Arben Taravari mund të jetë i shantazhuar me çka detyrohet të përfshihet në qeveri. “Një nga tezat më qesharake është se hyjnë në qeveri për t’i siguruar shumicë për ndryshimet kushtetuese prej 80 deputetëve edhe pse të gjithë janë të vetëdijshëm se kësi soj shumice nuk ka. Në fund ky është vendim i tyre, ndoshta është i shantazhuar, ka edhe zëra të tilla që dëgjohen në pazarin politik”, u shpreh Nikollovski.

 Nga Aleanca për Shqiptarët, i bëjnë thirrje opozitës maqedonase të reflektojë pasi që siç thonë, lider i tyre vijon të jetë azilanti Nikolla Gruevski. “Ju jeni bashkëfajtor për izolimin e vendit për 10 vite duke bërë këtë vend të pajetueshëm dhe duke shpërngulur mbi 700.000 njerëz nga vendi. Retorika e juaj për fat të mirë ka shkuar në azil dhe me këtë qasje ju mbeteni një faktor destabilizues për Maqedoninë e Veriut. Kërkoni ndihmë për të dalë nga balta në të cilën u ka zhytur Levica”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Aleancës.

Show More

Related Articles

Back to top button