LajmeMaqedoni

Arsovska u shkarkua nga pozita e kryetares së BNjVL-së, në vend të saj u emërua kryetari i komunës së Kisella Vodës Georgievski

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, është shkarkuar nga pozita e kryetares së Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL). Në seancën e sotme të BNJVL-së, me kërkesë të kryetarëve të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, është propozuar që Arsovska të shkarkohet nga detyra dhe kryetar i ri të jetë kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski, transmeton Portalb.mk.

Një propozim i tillë u pranua njëzëri nga anëtarët e Bordit drejtues dhe kështu Arsovska nuk është më kryetare e BNJVL-së, por Georgievski.

Menjëherë pas seancës së BNJVL-së, nga kabineti i Arsovskës njoftuan se me këtë që u shkarkua kryetarja për u tregua koalicioni mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

“Ky është vetëm shembulli i fundit i bashkëpunimit të dy partive në dëm të qytetarëve për interesa të tyre personale dhe të ngushta partiake. Establishmentit ekzistues politik shihet qartë se i pengojnë njerëzit me vizion, punëtorë dhe të ndershëm, njerëz të pavarur dhe që veprojnë jashtëzakonisht në interes të qytetarëve. LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja padyshim që janë të shqetësuar nga njerëzit që dinë t’i thonë jo korrupsionit dhe krimit, njerëz që e vënë publikun para interesave të biznesit të kryetarëve të partisë”, thuhet në një deklaratë nga zyra e Arsovska.

Arsovska për kryetare të BNJVL-së u zgjodh më 22 dhjetor 2021, kur nënkryetarë u bënë kryetari i komunës së Vallandovës Pero Kostadinovski dhe kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.

Show More

Related Articles

Back to top button