LajmeRajon

Berisha: Edi Rama po hetohet nga SHBA, ata që thonë të kundërtën ju mashtrojnë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat të hënën se kryeministri Edi Rama është nën hetim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me çështjen ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së.

Sipas Berishës, prokurori amerikan ka marrë autorizim nga juria e madhe prej 24 vetash për të hetuar Edi Ramën dhe kushdo që thotë të kundërtën gënjen ose nuk ka njohuri juridike.

“Edi Rama, me vendim të gjykatës së SHBA është nën hetim total. Ky dokument i publikuar nga Business Insider në shtator të vitit 2022, është dokumenti që fakton se gjykata e SHBA, Juria e Madhe me 24 vetë, është juria më e madhe për çështjet më sensitive, ka autorizuar prokurorin, ka paraqitur këto kërkesa që i ka miratuar Juria e Madhe për të hetuar, për të nisur hetimin për Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare. Prokurori ka marrë autorizimin e gjykatës. Të gjithë ata që thonë se nuk është nën hetim, mashtrojnë më mënyrë të paskrupullt”, tha Berisha.

Berisha në fjalën e tij tha se burime të besueshme i kanë kofirmuar se kryeministri Edi Rama “u zhduk me kërkesë të ambasadores Yuri Kim”.

Show More

Related Articles

Back to top button