LajmeRajon

Qeveria e Kroacisë i del kundër deklaratave të presidentit për Kosovën: S’është qëndrim i yni

Qeveria e Kroacisë ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit kroat, Zoran Milanoviq, i cili tha se ndërkombëtarët ia kanë marrë Kosovën Serbisë.

Në një shkrim në Twitter, qeveria kroate theksoi se deklratat e Milanoviqit nuk janë qëndrimi politik i Kroacisë, duke rikonfirmuar se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga Kroacia, përcjell arbresh.info.

“Sa u përket deklaratave të presidentit për çështjen e Kosovës, Kroacia e ka përcaktuar qartë veten dhe ajo që tha ai nuk është qëndrim politik i vendit. Kosova është shtet i pavarur, shtet i njohur nga Kroacia dhe shtet me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike” – thuhet në postimin e Qeverisë kroate në Twitter.

Presidenti Milanoviq këto deklarata i ka bërë para dy ditëve, ku tha se Kosova i ka takuar Serbisë, por atë ia ka “aneksuar” bashkësia ndërkombëtare.

Show More

Related Articles

Back to top button