MPb njofton se gjatë ditës së djeshme policia në Krivogashtani ka arrestuar një 36-vjeçar të dënuar me burg që po kërkohej pasi sihte arratisur nga burgu.
“Me datë 30.01.2023, në rrugën “Goce Dellçev” në fshatin Krivogashtani, rajoni i Prilepit, zyrtarë policorë nga SPB-Manastir – Departamenti Policor Krivogashtani, kanë ndaluar P.M. (36) nga fshati Krivogashtani. Ai kërkohej me urdhër nga Burgu i Prilepit për arratisje nga burgu. Personi është dërguar në institucion për të vuajtur dënimin me burg prej dy vjet e tre muaj”.