LajmeMaqedoni

Prodhimi industrial në RMV ka shënuar rënie prej 0.3 për qind

Prodhimi industrial në periudhën janar – dhjetor 2022 krahasuar me periudhën janar – dhjetor 2021 ka shënuar rënie për 0.3 për qind, ndërsa në dhjetor 2022 krahasuar me dhjetor 2021 ka shënuar rënie prej 1.3 për qind, thuhet në njoftimin e Entit Shtetëror për Statistika.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, prodhimi industrial në sektorin e Minierave dhe guroreve në dhjetor 2022 krahasuar me dhjetorin 2021 ka shënuar rënie prej 2.3 për qind, në sektorin e industrisë përpunuese rënie prej 2.3 për qind dhe në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim me një rritje prej 11.6 për qind.

Rënia në sektorin e industrisë përpunuese është rezultat, para së gjithash, i reduktimit të prodhimit në sektorët e mëposhtëm: Prodhimi i pijeve, prodhimi i produkteve të duhanit, prodhimi i veshjeve, prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, prodhimi i metaleve, prodhimi i produkteve të fabrikuara, produkte metalike, me përjashtim të makinerive dhe pajisjeve, prodhimi i pajisjeve elektrike, prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove dhe prodhimi i mobileve.

Show More

Related Articles

Back to top button