LajmeMaqedoni

Studentët kërkojnë që Pallati i bardhë i VMRO-DPMNE-së të shndërrohet në konvikt

opozitës VMRO-DPMNE të shndërrohet në konvikt, pasi Gjykata Themelore Penale Shkup dje vendosi ta konfiskojë Pallatin e bardhë, transmeton Portalb.mk.

Nga Kuvendi studentor univesitar (KSU) i UKM-së thonë se kanë kohë që po diskutojnë për këtë ide dhe se pas vendimit të gjykatës do të kërkohet mbështetje dhe rirregullim i hapësirës sipas dëshirës së tyre, sipas idesë së studentëve.

“Studentëve iu takon luksi në të cilin politikanët deri tani e kanë shijuar në mënyrë të pamerituar! Ky është një shans për të korrigjuar shpenzimet e gabuara të parave. Nuk na duhen llambadarët dhe pikturat tuaja të kristalta, na duhen tualete me derë që mbyllet, tavane pa myk dhe mure me izolim!”, shkruan në publikimin në Facebook të KSU UKM.

Nga aty shtojnë se janë të lumtur që partitë e tjera ndajnë idenë e tyre dhe se shpresojnë në bashkimin e të rinjëve për këtë çështje.

Show More

Related Articles

Back to top button