Ivica Daçiq, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, ka mbërritur për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.
Daçiç do të takohet gjithashtu me të dërguarin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarin e lartë politik të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Derek Chollet.
Janë planifikuar takime me kongresmenë amerikanë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe organizatave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lutjet e mëngjesit organizohen tradicionalisht të enjten e parë të shkurtit dhe mbledh në një lutje të përbashkët presidentin e SHBA-së, anëtarë të Kongresit, përfaqësues të tjerë politikë dhe mysafirë nga e gjithë bota.