Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, gjatë vizitës së saj të punës në Uashington të SHBA-së, mbrëmë ka pasur takim me senatorin Xhin Shahin, kryetar i Nënkomitetit për Punë të Jashtme për Evropë dhe Bashkëpunim Rajonal të Sigurisë së Senatit, transmeton Portalb.mk.
Në takimin konstruktiv u diskutua për vendimet që ka marrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut për të arritur ndryshime drastike në drejtim të fillimit të procesit të negociatave me BE-në dhe hyrjen në NATO, si dhe shembulli pozitiv që Maqedonia e Veriut ua ka dhënë vendeve të rajonit.
Ndër të tjera, senatorja theksoi hapur mbështetjen e saj për fillimin sa më të shpejtë të procesit të negociatave me Bashkimin Evropian, të cilat janë me rëndësi kyçe si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se vendimet që u morën janë shenjë se vendi po ecën në drejtimin e duhur drejt arritjes së qëllimeve të përcaktuara dhe për vetëm tre vjet u arrit aq shumë sa Maqedonia e Veriut u bë anëtare e plotë e Aleancës së NATO-s dhe tashmë jemi në fazën përfundimtare të negociatave me BE-në. Ajo shtoi se vendi ynë është një histori suksesi në rajon dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë mbështetjen në procesin integrues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në takim u diskutua edhe për një nga temat më aktuale globale – sigurinë kibernetike, ndërsa zëvendëskryeministrja Gërkovska, një nga fokuset kryesore të së cilës është pikërisht procesi i digjitalizimit, shkurtimisht informoi për të gjitha proceset e hapura dhe ato që priten në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.