Mbrëm (31-janar) në ora 20:15 në SPB Tetovë është raportuar për një zjarr, që është përhapur në shtëpinë e 62-vjeçarit I.U. nga Raveni i Gostivarit.
“Pjesa e sipërme e objektit ka marrë flakë dhe gjatë intervenimit është lënduar zjarrfikësi 43-vjeçar M.S. nga Reçani, teksa po merrte masa për shuarjen e zjarrit, i njëjti menjëherë është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për ti ofruar ndihmë mjekësore”, njoftojnë nga policia.