Nga fundjava e ardhshme, e diela do të jetë ditë jo pune për të gjitha biletaritë, përkatësisht nuk do të ketë pika shitëse në detyrë në NTP Shkup, njoftuan nga kjo ndërmarrje, transmeton Portalb.mk.
“Të dielave, si dhe deri më tani, shfrytëzuesit e transportit publik do të mund t’i mbushin kartelat elektronike “Skopska” në cilëndo prej afro 100 pikave të shitjes nga rrjeti dytësor i shpërndarjes së shitjeve të NTP Shkup (markete dhe trafika)”, thonë nga NTP.