Më shumë se 90 për qind e teksteve janë dorëzuar për klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta – klasa në të cilat fëmijët mësojnë sipas planprogrameve të reja në përputhje me Konceptin për Arsimin Fillorë të vitit 2020.
Kështu ka theksuar sot ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, i cili ka njoftuar se këto ditë po dorëzohen tekstet e fundit që kanë munguar.
Vitin e ardhshëm me planprograme të reja sipas Konceptit do të mbulohen klasa e tretë dhe e gjashtë, ndërsa Shaqiri siguron se të gjitha tekstet do të dorëzohen më 1 shtator, gjegjësisht do të respektohen afatet.
Ai tha se në fillim të vitit shkollor 2022/2023, për shkak të vonesës së teksteve, nxënësit e këtyre paraleleve morën materiale mësimore për tremujorin e parë”, tha Shaqiri.