Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, nënkryetarët Goran Misovski dhe Hysni Ismaili dhe koordinatorët e grupeve parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, Jovan Mitreski, Nikolla Micevski, Arbër Ademi dhe Syrija Rashidi realizuan takim pune me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir, në Parlament.
“Në takim u këmbyen mendime për ngjarjet aktuale në Kuvend, për dialogun parlamentar, punën në agjendën e BE-së dhe dinamikën e nxjerrjes së ligjeve, inkuadrimin e Kuvendit në procesin e skriningut dhe përparimi i Dialogut Zhan Mone, a bashkëbiseduesit folën edhe për ndryshimet kushtetues”, informojnë nga Kuvendi.
Bashkërisht u vlerësua se ndërtimi i besimit dhe bashkëpunimi i mirë ndërmjet partive në Kuvend nuk është i rëndësishëm vetëm për realizimin e suksesshëm të reformave në lidhje me eurointegrimin por se edhe ky bashkëpunim është i rëndësishëm për arsye se e formon kulturën politike në vend.
“U morën vesh që takimet e këtilla të mbahen në bazë të rregullt, me qëllim që të shqyrtohet së afërmi avancimi i shtetit në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, njoftojnë nga Kuvendi.