LajmeMaqedoni

Qeveria miratoi ndryshimet ligjore për rritjen e pagave në Ministrinë e Financave

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mbajtur dje mbledhjen e 122-të të saj. Në seancë janë vendosur ndryshime ligjore për fshirjen e dispozitës për rritjen e pagave 30 për qind në Ministrinë e Financave, si dhe është pranuar teksti i Programit të Reformave Ekonomike 2023-2025.

Një nga vendimet e rëndësishme në mbledhjen e sotme është sigurimi i burimeve financiare shtesë për terapinë për personat me fibrozë cistike, temë që është përfolur shumë ditëve të fundit për mungesën e kësaj terapie. Vendimet e tjera të rëndësishme janë edhe në fushën mjekësisë dhe projektligji për shpalljen e kanionit të Matkës monument natyre.

U miratua edhe projektligji për taksën e solidaritetit si dhe është përcaktuar propozimi për ndryshime ligjore për përfshirjen e orizit në rezervat e mallrave. Flaka

Show More

Related Articles

Back to top button